Edhe pse për sqarimin e
deformimit të trupave është shumë e thjeshtë të gjendet aparaturë për
demonstrime, ne gjithmonë duhet te jemi të përgatitur edhe për raste kur ka
mundësi të na mungojnë materialet përkatëse. Në raste të tilla, nxënësit duhet
vetë të përgatisin eksperimente, e këtë mund ta bëjnë përmes Phet-stimulimeve. Në
këtë rast është paraqitur një mënyrë se si nxënësit të fitojnë varësin e
deformimit të sustës nga forca që vepron në të.
Udhëzim për përdorimin
e stimulimit
Që të realizohet ky aktivitet është e nevojshme të:
1. Hapni
linkun: https://phet.colorado.edu/en/simulation/masses-and-springs-basics
2. Që të
filloni shtypni butonin ▶️.
3. Në
ekran do të shfaqet faqja e punës si në figurën e më poshtme:
4. Zgjidhni opsionin Stretch.
5. Në ekran do të paraqitet fotografia si në vijim:
Në figurën
në vijim është treguar se çfarë paraqet secila prej pjesëve të paraqitura në këtë
faqe të punës:
Para
se të fillohet me aktivitetin është e nevojshme që vizorja të afrohet pranë
ndonjërës prej sustave dhe të klikohet në opsionet Unstretched Length dhe Resting
Position, ndërsa Strength 1 dhe Strength 2 duhet të jenë të barabarta
si në figurë:
Aktiviteti 1: Hulumtoni
se si varet deformimi i sustës nga forca e cila vepron në të.
Për këtë qëllim
është e nevojshme të kryhen hapat e mëposhtëm:
1. Në fillim duhet të matet gjatësia e sustës kur ajo
është e pa deformuar (pa grampeshat). Duhet të keni kujdes të mos maten skajet
e sustës të cilat nuk zgjaten.
3. Matni gjatësinë e sustës dhe shënoni matjet në
tabelë.
4. Tani ndryshoni grampeshën, vendosni grampeshë prej
100 g. Përsëritni hapin 3.
3 5. Ecuria e njëjtë
përsëritet, ashtu që tani duhet të vendosni grampeshë prej 250g. Përsëritni
hapin 3.
4 6. Njehsoni forcën F
dhe shënoni llogaritjet në tabelë. Forca (F),
gjegjësisht pesha me të cilën grampesha vepron në sustë njehsohet si F=m·g ,
ku m është masa e grampeshës, kurse g nxitimi i Tokës i cili është i
barabartë me 9,81 m/s^2.
5 7. Njehsoni
zgjatjen Δl = l1 - l0, për secilën prej matjeve dhe shënoni
rezultatet e fituara në tabelë.
Rezultatet
e fituara nga matjet:
m(kg)
|
F(N)
|
l1(m)
|
∆ l(m)
|
∆ l/F
|
Si është varësia e forcës nga zgjatja e sustës?
Që ta shikoni këtë varësi, rezultate e fituara paraqitni në grafik.
Që ta shikoni këtë varësi, rezultate e fituara paraqitni në grafik.
Për këtë pjesë është e nevojshme:
1. Të
hapni Excelin.
2. T’i
vendosni të dhënat.
3. Të
bëni paraqitjen grafike të varësisë së zgjatjes së sustës nga forca që vepron
në të.
4.T’i rregulloni
rezultatet e fituara përmes funksionit i cili i përshtatet më së shumti. Për
këtë pjesë në Excel mundet të shfrytëzohet opsioni Add Trendline.
Si mundet të shënohet kjo varësi në mënyrë matematikore?
Që të fitohet shprehja
matematikore për varësinë, njehsoni raportin Δl/F dhe rezultatet vendosini në kolonën
përkatëse të tabelës.
A e fituat atë që e pritje më herët? A janë këto rezultate në përputhshmëri me pjesën teorike? Kontrolloni
këtë në librin tuaj në pjesën ”Deformimi
i trupave elastik”.
Aktiviteti 2: Hulumtoni se si varet deformimi (zgjatja) e sustës nga
koeficienti i elasticitetit të saj.
Për këtë pjesë është e nevojshme të punohet me të dy sustat njëkohësisht.
Kryeni hapat e mëparshëm (si në Aktivitetin 1), ashtu që në të dy sustat duhet të vendosen grampesha që kanë masa të
njëjta, kurse konstanta e elasticitetit të sustës ndryshohet në menynë “Spring Strength”. Në figurën e mëposhtme
është paraqitur si duhet të duket kjo pjesë e punës.